Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Duka përplaset me kryeballistin Alimadhi: Jepi robo, të gjithë meritojnë 15 minuta famë

16:25 / April 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Agron Duka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Sikurse thotë shprehja e vjetër, ‘një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa një burrë shteti mendon për brezat e ardhshëm’, gjykoj se ka ardhur momenti që ne të mendojmë për brezat e ardhshëm dhe jo për zgjedhjet e ardhshme”.

Këtë shkruan Kreu i PAA-së Agron Duka në Facebook, teksa poston një intervistë të dhënë për një të përditshme në vend.

Një postim që ka sjellë edhe një “përplasje” me kryetarin e Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, i cili ditë më parë pranoi mandatin e deputetit.

Në intervistën e dhënë, numri një i PAA ironizoi futjen e deputetëve të rinj në Parlament, të cilët i quajti “OMGJ” dhe jo “BIO”. Në këtë kontekst, Duka u shpreh i bindur se është ekzagjerim që deputetët e rinj t’i quash përfaqësues të opozitës, pasi sipas tij, ata nuk përfaqësojnë opozitën në Kuvendin e Shqipërisë, duke theksuar se ligjvënësit e rinj ndodhen në Parlament për shkak të interesave të tyre dhe shantazhit të ushtruar ndaj tyre.

Por ky reagim duket se i ka “djegur” Alimadhit që ka replikuar me Dukën.

REPLIKAT:

Adriatik Alimadhi: Eh more Agron, po ju që ishit i pesti në listë në qarkun e Durrësit, OMGj ishit?

Agron Duka: Jepi robo, të gjithë meritojnë 15 minuta famë, ju priftë e mbara…

duka alimadhi

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtunën koncerti i Kanye West, të gjitha rrugët që do të bllokohen në kryeqytet! Nga ora 07:00 deri në mesnatë s’ka qarkullim mjetesh në dytësoren Durrës-Tiranë

20:00 / July 9, 2026

Rama jep lajmin: Peizazhet mahnitëse të Shkodrës u përzgjodhën për realizimin e reklamës më të re të Honda

16:29 / July 9, 2026

Pezullohet efektivi në Fier, drejtori i Policisë: Ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me autoren e dhunës ndaj 17-vjeçares

15:04 / July 9, 2026

Ankara – Kryeministri Rama pritet në takim nga Presidenti Erdogan në Pallatin Presidencial

14:47 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.