Një sarkofag i lashtë egjiptian do të hapet sot, për herë të parë përpara kamerave, gjatë një shfaqje në Discovery Channel.
Programi dy-orësh “Expedition Unknoën: Egypt Live” do të transmetohet sot në orën 20 në Discovery Channel. Lajmin e bëri publik Dr Dr. Egjiptian Zahi Haëass dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Antikave të Egjiptit, Mostafa Ëaziri.
Shikuesit gjatë shfaqjes do të shikojnë live në transmetim eksploruesin Josh Gates dhe ekipin e tij kur të hapin sarkofagun.
Ndër të tjera, publiko do të mund të ndjeksë teksa grupi udhëton nëpër një rrjet nëntokësor të dhomave dhe tuneleve ku janë zbuluar 40 mumjet dhe janë transportuar në dhomat e brendshme. “Ky është zbulimi më i mirë në formë për ne që kërkojmë për të zbuluar historinë që është varrosur në rërën e Egjiptit për mijëvjeçarë”, tha Nancy Daniels, kreu i Discovery Channel. “Shihet se ky është një prej misioneve më ambicioze në historinë e varrosur egjiptiane”, thotë eksploruesi Josh Gates.