Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga kancelari Scholz te Macron, Taulant Balla tregon kush do vijë në Tiranë më 6 dhjetor

22:39 / November 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
F487B8E8 F4A6 48E9 A68F 777D1C9311D9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i grupit parlament të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dhënë detaje në lidhje me samitin mes BE dhe Ballkanit Perëndimor që pritet të mbahet më 6 Dhjetor në Tiranë. Balla u shpreh gjatë emisionit “Opinion” se liderët e BE-së pritet që të mbërrijnë në kryeqytet pasditen e 5 Dhjetorit ndërsa samiti fillon dhe mbaron punimet më datën 6. Ai u shpreh se ky samit është historik.

“Data 6 është data e samitit, në fakt, një pjesë e udhëheqësve të vendeve të BE duhet të mbërrijnë që në datën 5 pasdite dhe pastaj gjatë gjithë datës 6 do të zhvillojë punët samiti. Samiti i parë i këtij niveli që zhvillohet në Shqipëri, madje dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku të gjithë udhëheqësit e BE, të 27 kryeministrat apo presidentët do të takohen me 6 udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor. E quaj një samit historik po të kemi parasysh kontekstin e rëndësishëm dhe të vështirë gjeopolitik që ndodhemi për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës prej 24 Shkurtit.

Samiti është brenda datës 6. Fillon dhe mbaron në datën 6. Natyrshëm është edhe në një kontekst tjetër. Mos të harrojmë që Shqipëria ka marrë presidencën e Procesit të Berlinit dhe të gjitha këto ndërthuren me njëra-tjetrën dhe po të kemi parasysh që kemi faktin që Shqipëria prej 19 Korrikut bashkë me RMV kanë filluar bisedimet për anëtarësim, pra kanë hapur negociatat duke pasuar me procesin screening”, tha Balla.

Balla tha se pritet që të vijnë të gjithë liderët e BE-së.

“Të gjithë. Sa kohë që është samit, niveli i përfaqësimit është vetëm në nivel kryeministrash, flas këtu për rastin e Gjermanisë në nivelin e Kancelarit Scholz apo kryeministra të vendeve të tjera, apo Presidentash siç është në rastin e Francës, e me radhë”, u shpreh 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Rama është kthyer në 2009-ën”/ Muça: Edhe në Tuz shtëpitë shiten me 2 mijë euro për metër

22:46 / October 29, 2026

Veliaj në burgun e Fierit, avokati Ndreca: Nuk ka ujë në qeli, ministri Gogu duhet të reagojë

22:02 / October 29, 2026

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Xhafaj e Çuçi shkresë zyrtare Gogut, i kërkojnë sqarime për procedurën

21:25 / October 29, 2026

Këshilli i Tiranës rezolutë për transferimin e Veliajt drejt Fierit, Teliti: U rrëmbye dhe u paketua

19:46 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.