Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama ka hapur ditën e sotme kanalin e saj në “Youtube”, si dhe një website, platformë të cilën e cilëson si një portë të botës dixhitale mbi jetën e saj profesionale dhe qytetare.
Fillimisht ajo e ka nisur duke shpërndarë një video prezantuese, ku ka shpjeguar edhe shkakun përse ka qenë e rezervuar në daljet e saj publike. Mes të tjerash, ajo ka përcjellë edhe një mesazh të shkurtër, ku iu uron mirëseardhjen të gjithë atyre që do ta ndjekin në platformën e saj më të re.
“Nuk jam aktive në rrjetet sociale. Jam shfaqur në ekran rrallë kur arsyeja më është dukur e fortë. Më pyesin se me çfarë merrem. Profesionistët janë kështu. Janë larg publikut por kqyrës të interesave të përbashkëta. E ushqejnë dhe e konsumojnë pa bujë pasionin për profesionin. Kështu ka qenë gjithmonë, por në kohët e sotme protagonistët ngjajnë të vetmit. Linda.al nuk është një akt pendese për mosqenien në rrjetet sociale. Por hapja e një porte në jetën time profesionale. Linda.al është nga sot për të hapur për të pritur vizitorët, studiuesit për të gjithë kureshtarët. Më vjen për të qeshur kur i kujtoj betejat e mia për të mos pranuar asnjë imponim pa argument.”
Me çfarë merrem unë si profesioniste e kush jam si qytetare e angazhuar? Këdo që e ka këtë kërshëri e ftoj të klikojë në https://t.co/j7A38NKlNw.
— Linda Rama (@lindaramaal) November 22, 2022
Paraprakisht, një komunikim mirëseardhjeje nga unë në këtë moment modestisht ceremonial për mua do e gjeni në: https://t.co/UXiSw11xn1
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka ndarë projektin e të shoqes, teksa nuk ngurron t’ia shprehë se sa krenar është për të. “Jam krenar për ty”, shkruan Rama.