Dje u dha lajmi i mirë që propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024, por që sot u hoq nga agjenda e takimit të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së. Arsyet për këtë janë politike dhe lidhen me situatën në veri të Kosovës.
“Për shkak të zhvillimeve politike në veri të Kosovës, ta kemi këtë pikë në agjendën e Coreper-it [trupi i ambasadorëve] nuk është ideale”, tha Presidenca çeke e BE-së në njoftimin për shtyrje.
Sipas saj, diskutimi për këtë çështje do të mbahet më 30 nëntor. Situata në veri të Kosovës është tensionuar, për shkak të vendimit të qeverisë Kurti për të nisur procesin e riregjistrimit të makinave që kanë targa ilegale serbe.