Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Jo veç në veri, por moti i keq prek juglindjen. Problem i madh është mungesa e energjisë

10:16 / November 23, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 103
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jo vetëm në veri të vendit ka probleme nga moti i keq. Probleme ka edhe në fshatrat e njësive malore të juglindjes së vendit. Reshje të shumta shiu dhe erërat e forta kanë sjellë probleme të ndryshme, kryesisht me furnizimin me energji elektrike.

Probleme ka pasur në disa fshatra të njësisë administrative Leskovik të bashkisë së Kolonjës, njësia administrative Lekas në bashkinë e Korçës dhe ajo Dardhas në Pogradec.

Ka shkëputje të energjisë elektrike në një pjesë jo të vogël të fshatrave në zonat malore, por edhe në fushën e Korçës dhe atë të Maliqit. Për shkak të erës së fortë problemet më të shumta kanë qenë në 5 fshatra të njësisë administrative Libonik të bashkisë së Maliqit, ashtu siç ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike edhe në fshatrat e njësive administrative Moglicë dhe Gorë.

Situatë e ngjashme edhe në disa fshatra të bashkisë së Devollit, ku OSHEE-së po punon për rikthimin e energjisë elektrike në fshatrat e njësive administrative Leskovik, Lekas dhe Dardhas.

Nuk ka probleme për sa i përket përmbytjeve në fushën e Maliqit, kjo ka ardhur edhe për faktin se i gjithë sistemi kullues dhe ai i hidrovorëve ka punuar normalisht.

Korçe mot i keq
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 8 tetor miratohet harta e re territoriale/ Votat në favor të mazhorancës, PD kundër

17:48 / September 19, 2026

Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

17:30 / September 19, 2026

“Haga”: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

12:33 / September 19, 2026

Krim në familje, burri vret gruan me thikë në Tiranë/ Autori në kërkim

12:27 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.