Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

23-vjeçarja në primaret e PD-së në Bashkinë e Beratit, nuk kursen kritikat ndaj qeverisë Rama

11:29 / November 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 104
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është vetëm 23-vjeç, por Kejdi Spahiu do të kandidojë për primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Beratit. Në një deklaratë nga seli blu 23-vjeçarja nënvizoi se tani ka ardhur koha jo vetëm e përgjigjeve boshe, por e veprave. Në fjalën e saj, ajo nuk i kurseu kritikat ndaj qeverisë. “Mendoj se ka ardhur koha jo vetëm e përgjigjeve boshe, por e veprave. Prandaj vendosa të marr përsipër këtë detyrë dhe me fjalën detyrë nënkuptoj atë ndaj qytetarëve beratas. I dimë plagët e Beratit: papunësia, largimi drejt kryeqyteti e sidomos vendeve të huaja dhe lufta e përditshme për të siguruar të nesërmen për veten dhe familjen”.

Fjala e plotë

Si e re shqiptare ndjej dhimbje kur e shikoj vendin tim në këtë gjendje. Ndryshimi duhet filluar diku, nga vetja apo nga qyteti yt. Vendimin për t’u futur në primare e konsideroj si pjesë të përpjekjes për të ndryshuar gjendjen ku vendi ynë ndodhet.

Mendoj se ka ardhur koha jo vetëm e përgjigjeve boshe, por e veprave. Prandaj vendosa të marr përsipër këtë detyrë dhe me fjalën detyrë nënkuptoj atë ndaj qytetarëve beratas. I dimë plagët e Beratit: papunësia, largimi drejt kryeqyteti e sidomos vendeve të huaja dhe lufta e përditshme për të siguruar të nesërmen për veten dhe familjen.

Unë e dua qytetin tim, këtu linda dhe u rrita dhe këtu dua të japë gjithë kontributin tim. Problematikat në qytetin e Beratit janë të shumta duke filluar nga arsimi që është baza e zhvillimit, duke e vazhduar me lagje si Vakëfi apo 28 nëntori të cilat i përkasin një Berati të lenë 100 vite mbrapa dhe rrugët në gjendje të mjerueshme.

Shëndetësia është një tjetër shqetësim i madh: mungesa e mjekëve detyron çdo qytetar të drejtohet në spitalet private. Dhe më kryesori, për një qytet si berati, është turizmi. E vetmja gjë e kohës sonë është pedonalja ndërsa 100 metra më larg kalon në mesjetë.

Me shpresën te fitorja dhe besimin në Zot, sot ndjej të nevojshme të kërkoj mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Beratit të ecim përpara së bashku, dhe duke bashkuar forcat ne do të jemi të pathyeshëm.

Kejdi Spahiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Rama është kthyer në 2009-ën”/ Muça: Edhe në Tuz shtëpitë shiten me 2 mijë euro për metër

22:46 / October 29, 2026

Thirrjet agresive të Berishës në Kuvend, Açka: Kështu ka qenë gjithmonë

19:26 / October 29, 2026

Votohet agjenda e seancës/ Opozita bllokoi foltoren, u përpoq të pengonte punimet

12:25 / October 29, 2026

Kuvendi mblidhet sot, në fokus ekonomia, biznesi dhe administrata publike

09:11 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.