Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

“Nëse e mposhtim Serbinë…” Xhaka i përgjigjet gazetarit serb

16:25 / November 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhaka granit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas fitores së Zvicrës ndaj Kamerunit me shifrat 1-0, përballje e vlefshme për Grupin G, Granit Xhaka foli pas ndeshjes para një numri të madh gazetarësh. Kapiteni i Zvicrës përmendi Serbinë, kundërshtarin e ardhshëm në grup, sipas mesfushorit, ndeshja ndaj Serbisë mund të mos jetë vendimtare, siç ishte rasti në Rusi katër vjet më parë.

“Gjithçka varet nga ne. Nëse mposhtim Serbinë, gjithçka zgjidhet. Gjithçka është e mundur, edhe nëse fitojmë ndaj Brazilit”, tha Xhaka duke buzëqeshur. Xhaka pranoi se Serbia ka një skuadër shumë cilësore, me lojtarë të kualitetit të lartë. “Serbia është një skuadër e mirë, ka lojtarë të mëdhenj. Ndoshta ajo ndeshje do të jetë vendimtare, ndoshta jo, do të shohim se çfarë do të ndodhë kundër Brazilit, pastaj do t’i drejtohemi Serbisë.

Tani është ndryshe nga Rusia. Në atë kohë, Serbia kishte një skuadër të re dhe tani ka lojtarë me përvojë, dhe kur shikon sulmuesit dhe mesfushorët, është një ekip i madh. Por ne kemi edhe cilësi, mund ta mposhtim Serbinë apo këdo skuadër.”

Gazetari serb e pyeti nëse ka të njëjtin motivim si në Botërorin e kaluar, por Xhaka nuk u përgjigj, drejtuesi i Federatës zviceriane ndërhyri menjëherë. “Më falni, nuk ka pyetje për Serbinë. Tani është radha e Kamerunit dhe më pas Brazilit, ju mund të pyesni vetëm për këtë”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atletico dhe Barcelona, duel për kreun e La Liga

12:17 / November 7, 2026

Matjanët kampionë të Shqipërisë në Radio-Amatorizëm, RS Burreli fiton kupën për të katërtin vit radhazi

22:57 / November 5, 2026

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.