Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

BE përgatit një paketë të nëntë sanksionesh ndaj Rusisë

16:57 / November 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shutterstock 1447404317 1300x731 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkimi Evropian po punon për një paketë të nëntë sanksionesh ndaj Rusisë në përgjigje të sulmit të Moskës ndaj Ukrainës, tha shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë një vizite në Finlandë të enjten.

“Ne po punojmë fort për të goditur Rusinë aty ku shkaktohet dhimbje për të zbutet edhe më tej kapacitetin e saj për të vazhduar luftën kundër Ukrainës. Mund të njoftoj sot se po punojmë me shpejtësi të plotë për një paketë të nëntë sanksionesh”, tha zonja von der Leyen në një konferencë shtypi.

“Kam besim se shumë shpejt do të miratojmë një kufi global të çmimit të naftës ruse me vendet e G7-ës dhe partnerë të tjerë të mëdhenj. Ne nuk do të pushojmë derisa Ukraina të falë fitimtare mbi Putinin dhe luftën e tij të paligjshme dhe barbare,” tha ajo.

Von der Leyen nuk dha detaje se çfarë masash mund të përmbajë një raund i ri i sanksioneve të BE-së.

Muajin e kaluar BE-ja dha një miratim përfundimtar për paketën e tetë të sanksioneve mbi pushtimin, duke përfshirë më shumë kufizime në tregtinë e çelikut dhe produkteve të teknologjisë.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrat e Finlandës dhe Estonisë dhe zëvendëskryeministren e Suedisë, von der Leyen tha se sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës civile të Ukrainës, si furnizimi me energji elektrike, përbënin krime lufte.

“Unë di gjithashtu se miqtë tanë ukrainas do ta kapërcejnë këtë strategji sepse ata janë të fortë dhe kauza e tyre është e drejtë. Ne do të qëndrojmë pranë tyre në këto kohë shumë të vështira për aq kohë sa duhet,” tha ajo.

Parlamenti Evropian të mërkurën e përcaktoi Rusinë një shtet që sponsorizon terrorizmin, duke argumentuar se sulmet e saj ushtarake ndaj objektivave civile ukrainase si infrastruktura energjetike, spitalet, shkollat dhe strehimoret shkelin ligjin ndërkombëtar.

Rusia mohon se ka shënjestruar qëllimisht civilët në Ukrainë, por pranon një fushatë sulmesh kundër energjisë elektrike dhe infrastrukturës tjetër, të cilat Moska sugjeron se synojnë të pakësojnë aftësinë e Kievit për të luftuar dhe ta shtyjnë atë për të negociuar./ Voa

BE rusi sanksione
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe kryeministri Rama

09:25 / June 5, 2026

Droni godet Khersonin dhe lë një viktimë, Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

08:38 / June 5, 2026

BE do të ofrojë 100 milionë euro për ushtrinë e Libanit

07:53 / June 5, 2026

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.