Lufta ruse në Ukrainë, që është në ditën e 274, po lë tashmë me miliona njerëz në një krizë për ujë dhe energji elektrike.
Autoritetet në Kiev po punojnë për të kthyer furnizimet, por ndërkohë banorëve u duhet të qëndrojnë në radhë për ujë, ose të mbledhin ujin e shiut nga kanalet e kullimit. Ata që kanë mbetur pa energji, mes temperaturave të ftohta të Kievit janë drejtuar në kafene për ngrohtësi dhe energji elektrike.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se rreth 60% e kryeqytetit ukrainas ishte ende pa energji elektrike teksa temperaturat mbeten shumë nën zero. Ai shtoi se inxhinierët po bënin çmos për të rikthyer energjinë elektrike sa më shpejt të ishte e mundur.