Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Putin takon nënat e ushtarëve rusë: Mos besoni gjithçka që lexoni në internet

17:38 / November 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
op
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti rus Vladimir Putin u ka thënë nënave të ushtarëve rusë që luftojnë në Ukrainë, të mos besojnë në gjithçka që shohin në televizion ose lexojnë në internet. Ai ka theksuar se ka shumë “të pavërteta” që qarkullojnë lidhur me atë që Rusia e quan “operacion ushtarak special” në Ukrainë.

Sipas të dhënave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), mbi 100 mijë ushtarë nga të dyja palët u vranë ose u plagosën në luftën në Ukrainë, ndërkaq pushtimi rus shkaktoi konfrontimin më të madh midis Moskës dhe Perëndimit që nga kriza e raketave kubane në 1962.

Siç raporton Reuters, gjatë një takimi, të regjistruar paraprakisht dhe të transmetuar nga televizioni shtetëror, Putin tha se liderët rusë e kuptojnë dhe ndajnë dhimbjen e atyre që humbën të dashurit e tyre duke luftuar në Ukrainë.

Nënat dëgjuan fjalët e Putinit, por komentet e tyre nuk u shfaqën menjëherë në klipin e xhiruar televiziv.

Putin u zotua se nuk do të harrojë “vuajtjet e nënave që humbën djemtë e tyre në konfliktin 9-mujor”.

Qindra mijëra trupa ruse janë dërguar për të luftuar në Ukrainë – duke përfshirë edhe disa prej më shumë se 300.000 rezervistëve të thirrur, si pjesë e mobilizimit që Putini shpalli në shtator.

Putin tha se nuk i vjen keq për nisjen e asaj që ai e quan “operacion special ushtarak” të Rusisë kundër Ukrainës dhe e sheh luftën si një pikë kthese në kundërvënien e Rusisë ndaj “hegjemonisë arrogante perëndimore, pas dekadash poshtërimi që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991”.

Ukraina dhe Perëndimi thonë se Putini nuk ka asnjë justifikim për atë që ata e konsiderojnë si luftë okupuese e stilit imperialist.

Ukraina thotë se do të luftojë derisa ushtari i fundit rus të dëbohet nga territori i saj./ Rel

putin rusi ushtare ruse
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti iranian: Jemi në një luftë në shkallë të plotë, ekonomia është kthyer në fushëbetejë

12:27 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.