Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kritikuar kryebashkiakun e Kievit Vitali Klitschko për keqmenaxhimin e strehimoreve emergjente.
“Fatkeqësisht, autoritetet lokale nuk kanë performuar mirë në të gjitha qytetet. Në veçanti, ka shumë ankesa në Kiev. Për ta thënë butë, nevojitet më shumë punë,” tha Zelensky, duke argumentuar se niveli i shërbimeve të disponueshme në shumë lagje të Kievit ishte jo mjaftueshem mire.
“Ju lutemi kushtoni vëmendje: njerëzit e Kievit kanë nevojë për më shumë mbështetje, shumë prej tyre kanë mbetur pa energji elektrike për 20 apo edhe 30 orë. Presim punë cilësore nga zyra e kryetarit”, shtoi lideri ukrainas.