Çmimi i Madh i Kinës është anuluar për të katërtin vit radhazi, si pasojë e msave të rrepta për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Formula 1 tha se ngjarja e Shangait, e planifikuar për 16 Prill 2023, nuk do të ndodhte për shkak të vështirësive të vazhdueshme të paraqitura nga situata COVID-19 .
“Formula 1 mund të konfirmojë, pas dialogut me promotorin dhe autoritetet përkatëse, se Çmimi i Madh i Kinës 2023 nuk do të zhvillohet për shkak të vështirësive të vazhdueshme të paraqitura nga situata e COVID-19”, tha në një deklaratë Formula 1.
