Takimi i sotëm i Bashës me kryesinë dhe ish-grupin parlamentar të PD-së nuk ka kaluar edhe aq lehtë për kreun demokrat. Gjatë diskutimeve, ish-lideri i kësaj partia Sali Berisha ka shprehur hapur kritikat ndaj mënyrës se si po drejtohet partia, kun ë mënyrë indirekte, i ka treguar edhe kushtin e vetëm se kur demokratët do ta shohin atë si lider të partisë.
Burime për tirananews konfirmojnë se në fjalën e tij, Berisha ka deklaruar se Basha do të jetë një lider I gjithëpranuar vetëm pas fitores. Mësohet se Berisha është shprehur se aktualisht partia është më e vlerësuar se sa vetë kreu i saj Basha.
“Basha është lider, por pas fitores së zgjedhjeve, do të jetë i gjithëpranuar. Eshte normale që partia është më lart se kryetari, dhe kur e çon partinë në fitore, atëherë të shohin si lider. E deri atëherë duhet të kalosh detin në këmbë”, deklaroi Berisha në mbledhjen me dyer të mbyllura. / tirananews.al
