Sali Berisha nuk tërhiqet nga protesta, edhe pse sot Tirana do kthehet në kryeqendër të Europës, për shkak se sot do të mbahet për herë të parë një samit i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Protestuesit do të mblidhen te sheshi “Skënderbej” dhe fonia që do të përdoret gjatë protestës do të jetë e lëvizshme.
Mësohet se për të shpërndarë zërin e folëve, do të përdoret një mjet ku do të jenë të vendosur disa foni. Gjatë protestës do të ketë pankarta të shkruara në anglisht, por edhe shumë thirrje do të jenë po në anglisht.
Sali Berisha ka thënë se protesta do të mbahet në orën 12:00 para Kryeministrisë, por mësohet se protesta do të mbahet në pjesën e bulevardit para ish-hotel Dajtit.
