Nga Hasan Pasha/
Futbolli shqiptar po përjeton ditët më të zeza në historinë e tij. Nuk i shkruaj këto radhë si një tifoz i sëmurë. I shkruaj me dhimbje. Në fushat tona të futbollit po ndodhin skandale pa fund. Lojtarët, drejtuesit e klubeve, zyrtarët lokal, tifozët i adresojnë akuzat ndaj FSHF-së si institucioni që duhet të mbajë rregull e të jap drejtësi.
Eshtë e disata ndeshje që xhaketat e zeza dëmtojnë rëndë skuadrën e Burrelit, jo vetëm në transfertë, por edhe në “Liri Ballabani”.
Për dekata kam pasqyruar në shtypin e shkruar dhe viziv ndeshjet e luajtura në Burrel. Jemi ndëshkuar nga gjyqtarët rast pas rasti, por kurrë si në përballjen e ditës sotme, Burreli-Korabi.
Ka ndodhur gjithçka negative vetëm se treshja e gjykimit kishte vendosur që vendasit të mos fitonin.
Një kryesor dyll i verdhë pas ndeshjes, i rrethuar nga dhjetra forca policie. Kjo sepse bëmat e tij gjatë ushtrimit të detyrës ishin të shumta.
Po këto flokbardhët e FSHF-së çfarë bëjnë? Kanë sy e veshë, apo edhe ata pjesë e masakrës sportive.
Futbolli është vrarë nga Duka e Co, tani duhet bërë kujdes t’mos “vriten” lojtarët, gjyqtarët, tifozët. Situata është e rëndë, kritike.
Nëse nuk ndalet korrupsioni në futboll do të bëhemi dëshmitarë të “viktimave”. Në stafet e disa klubeve ka vrasës, ka njerëz shumë problematikë, përsëritës të dhunës, ryshfeteve, prishjes së rregullave të lojës.
Tani jemi shumë vonë!
