Kroacia do të ndeshet këtë të martë kundër Argjentinës dhe e gjithë vëmendja është përqendruar te Luka Modriç.
Pak para sfidës, Simon Bastiansen ka zbuluar veprimin e mrekullueshëm të kroatit për shokët e skuadrës. Ai iu ka dhuruar të gjithëve nga një orë të shtrenjtë “Daytona Rolex”, ku vetëm një e tillë kushton 40 mijë euro.
Siç raportohet, 37-vjeçari ka shpenzuar para gjysmëfinales së Kupës së Botës plot 2 milionë euro, duke surprizuar dhe punëtorët bashkë me shoferin e autobusit.