Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shqiptarja Ilva Dodaj, 1 ndër 20 arkitektet më të vlerësuara nën 40 vjeç në SHBA

23:59 / December 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilva dodaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ilva Dodaj, shqiptarja që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është 1 ndër arkitektet më të vlerësuara nën moshën 40 vjeç në SHBA.

Në një intervistë për emsionin “Opinion”, arkitektja e ndriçimit, Ilva Dodaj tregon se vendimin për të ikur vetëm në SHBA e mori në moshën 18-vjeçare teksa thotë se arsyeja ishte qëllimi për të ia dalë vetë në një arenë ndërkombëtare.

Ilva thotë se ka filluar punën në 2007-ën në kompaninë që është pjesë e saj dhe sot si drejtoreshë e dizenjos.

Blendi Fevziu: A e pate të lehtë që të qëndroje në SHBA dhe a ishte vendim i yti apo kishe dhe dëshirë që të ktheheshe?

Ilva Dodaj: Kam ikur 18 vjeç me 2 valixhe dhe pa shumë njohje në vitin 2003.

Blendi Fevziu: Pjesa më e madhe e shqiptarëve kanë ikur me 1 apo 2 valixhe. Ka pasur dhe nga ata që nuk kanë pasur asnjë valixhe, hipur mbi anije dhe pjesa më e madhe e tyre janë qytetarë model të botës.

Ilva Dodaj: Mendoj se kjo është arsyeja pse ika. Unë ika se doja të ia dilja vetë në një arenë ndërkombëtare. Shqipëria më dukej shumë e vogël, kisha plane shumë të mëdha dhe ashtu doli. New Yorkut i kam dhënë shumë, më ka marrë shumë.

Blendi Fevziu: Në cilin vit fillove punë?  

Ilva Dodaj: Në 2007-ën kam nisur punë në profesion pranë firmës me të cilën jam akoma, është plot 15-vjetori im që punoj me to. Jam drejtoreshë e dizenjos aty. Jam e specializuar në arkitekturën e ndriçimit, është profesion i ri në të gjithë botën.

Blendi Fevziu: Në një kërkim të thjeshtë në Google ju dilni si 1 ndër 20 arkitektet më të vlerësuara nën 40 vjeç në SHBA dhe novatore në shumë prej projekteve të ndriçimit.

arkitekte ilva dodaj SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Botërori “i blinduar”/ Autoritetet amerikane plan të detajuar sigurie, FBI në çdo qytet

14:50 / June 6, 2026

Mosmarrëveshjet me vendet evropiane, “The Guardian”: SHBA ‘kërcënon’ të rishqyrtojë rolin e saj në Bosnjë dhe Hercegovinë

12:51 / June 6, 2026

“Po jetojmë kohën më të rrezikshme”, Starmer paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s

12:43 / June 6, 2026

Nesër zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, 2 milionë votues! Vetëvendosja pretendon fitore dërrmuese

11:19 / June 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.