Një krim makabër i ndodhur në majin e vitit 2017, është zbardhur 5 vite më vonë nga Policia e Tiranës. Kufoma e dekompozuar është identifikuar nga policia përmes provave shkencore. Ai është Menduh Shaban Kurt-Deda 61 vjeç. Viktima ishte rrëmbyer, lidhur, dhunuar dhe më pas djegur duke humbur jetën.
Marjeta Karaj është drejtoreshë e qendrës “Ndihmë dhe kujdes për fëmijët jetimë të ushtarakëve, brenda dhe jashtë vendit”. Ajo është autorja e vrasjes së 61-vjecarit Menduh Kurt-Deda bashkë me të birin dhe shokun e tij në vitin 2017.
Në 10 qershor të këtij viti është takuar me Ilir Metën, i cili ende kishte postin e Presidentit. Por nga fotografitë në rrjete sociale duket se kishte edhe pasion për muzikën e pianon.
Kufoma e viktimës është identifikuar përmes këmbës së majtë, pasi kjo pjesë e trupit ka qenë më pak e dekompozuar. Marjeta Karaj dhe viktima Menduh Kurt-Deda punonin së bashku në një organizatë të krijuar prej të dyve dhe për këtë ka qenë edhe borxhi prej 1 milion lekë të reja.
I arrestuari, Gazmir Ngota dhe djali i Marjeta Karajt, Besmir Karaj, i shpallur në kërkim, janë shokë, ndërsa vetë Besmiri rezulton të jetë jashtë vendit, në Itali.