Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

(Foto) Vlerësim për ikonën e futbollit matjan, fusha sportive merr emrin e Dali Farrukut

14:40 / December 16, 20225 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë një ceremonie është vlerësuar kontributi i futbollistit të njohur Dali Farruku duke i dhënë fushës sportive emrin e tij.

Kryetari i Bashkisë Agron Malaj tha gjatë fjalës së tij se Dali Farruku është legjendë e futbollit matjan. “Ai, shtoi Malaj, ka ngritur peshë zemrat e tifozëve të Burrelit dhe ka treguar klasin e lartë sportiv, duke spikatur si një nga lojtarët më të mirë të vendit”.

0 1

Mjeshtri Farruku falenderoi Këshillin e Bashkisë Mat, tifozët e Burrelit, ish trajnerët, lojtarët ndër vite dhe skuadrën aktuale për vlerësimin që i bëhet. 

319852438 459713943009932 578314666926695951 n

Dali Farruku është një gjeni në lojën e bukur të futbollit. Më shumë se fjalët e tij vlejnë faktet, pohimet e ish kolegëve, tifozëve, njerëzve të këtij sporti. Farruku është modest kur shprehet se “askush nuk mund të flasë për veten e tij, janë tifozët, kolegët, specialistët ata që vlerësojnë lojën, kontributin për cdo futbollist”.

Karriera e talentit të Burrelit nis në vitet ’70, kohë kur ai luante me klasat sportive dhe më pastaj me skuadrën “31 korriku”. Spikat loja e tij e bukur, mjeshtëria në përdorimin e topit, aksionet e veçanta dhe në moshën 17 vjeç vesh bluzën e ekipit të të rriturve.

319704203 1219071678688345 4867250233259144286 n

“E mbaj mend mjaft mirë ndeshjen e parë të karrierës time, thotë Dali Farruku. Kemi udhëtuar drejt Himarës dhe unë isha pjesë e formacionit bazë. Emocionet ishin të shumta sepse isha futbollisti më i ri në atë kampionat për Kategorinë e Dytë”. Duke iu referuar kontributit të dhënë ai shton se ka luajtur me gjithë shpirt dhe dinjitet, duke përfaqësuar skuadrën me të cilën ka luajtur.

319710082 675560477520483 7790732169044186011 n

“U jam borxhi përjetë tifozëve matjanë e lushnjarë, sepse vazhdimisht më kanë mbështetur, më kanë dhënë kurajo, forcë dhe respekt”-shton ylli i futbollit matjan.

“Stadiumi mbushej plot. Mijëra njerëz, me kulturë e qytetari ndiqnin ndeshjet e futbollit. Askush nuk fyente e godiste gjyqtarët, trajnerët, futbollistët apo tifozët. Nuk bëhej fjalë për shkelje të rregullave të futbollit siç dëgjojmë e shohim rëndom tani”-thotë Farruku i Matit.

319706495 890003689019000 3117839144467101996 n

 Farruku shton se asokohe bëhej një punë mjaft e madhe me grup moshat. Ekipet e të rinjëve ishin baza kryesore e furnizimin të ekipit të të rriturve. “Unë, thotë talenti brilant, vazhdoj t’i qëndroj idesë se baza e ekipit të të rriturve duhet të jenë futbollistët e ekipeve të të rinjëve. Po ashtu vazhdoj të mendoj se shumica e futbollistëve të skuadrës së Burrelit duhet të jenë “autoktonë”. Mund të pranohet se 3-4 futbollistë të merren nga ekipe të tjera, por kurrësesi jo shumica e tyre”.

319736198 637307494750097 6300205470588159792 n

Teksa kujton vitet e arta të karrierës së tij Farruku shpreh nostalgji për ish trajnerët Bert Jashari, Qirjako Kola, Lekë Sulku, Zyber Xhetani, Baftjar Punavija, etj. Ndërkohë përmend faktin tjetër së futbollistë të Burrelit kanë lozur me ekipe të tjera, duke veçuar Sajmir Xhetanin, Xhelal Farrukun, Vladimir Gjonin, Kastriot Ramën, Besnik Beqirin, etj.

319907826 539217454796414 3328389074929824180 n

Nga viti 1974 deri në vitin 1987 Farruku ka lujtuar për ngjyrat e Burrelit, madje siç thonë specialistët e futbollit në këtë qytet ai ka spikatur më shumë se kurdoherë në vitet ’80-90, sidomos në kampionatet 1981, 1983, 1986 kur Burreli debutonte në Kategorinë e Parë, përballë Dinamos, Tiranës, Partizanit, Vllaznisë, etj.

Tifozët kujtojnë me nostalgji lojën tribluese dhe golat e vecantë të Dali Farrukut, duke mahnitur emra të njohur të futbollit të asaj kohe. Ndërkaq në vitet 1987-1994 Dali Farruku vesh bluzën e ekipit të Lushnjes.

319652475 5865263696873337 121369960145795109 n

“Nuk ishte e lehtë në ato vite të lëvizje nga vendlindja dhe të gjeje vend në ekipet e tjera. Por unë kam mbetur mjaft i vlerësuar nga sportdashësit dhe drejtuesit e ekipit të Lushnjes. Ruaj kujtimet më të mira. Nuk do t’i harroj sa të jem gjallë. Më kanë dashur dhe i kam dashur me gjithë shpirt”-kujton legjenda e futbollit shqiptar në vitet ’80-të.

Me modesti ai tregon se në dy sezone futbollistike është shpallur golshënuesi më i mirë, një herë në Kategorinë e Parë me 13 gola dhe një herë tjetër më 18 gola në Kategorinë e Dytë.

319600758 524852476256554 8815266931671914869 n 1

“Kam zhvilluar afro 480 ndeshje në 23 vjet të karrierës time dhe kam shënuar të paktën 230 gola.

Në vitet 1981, 1983, 1986 dhe 1994 ekipi ynë është ngjitur në Kategorinë e Parë, edicione këto ku unë kam luajtur me bluzën e vendlindjes time, Burrel”-tregon Farruku. Ai ngjall habi kur tregon se ndoshta golin më të veçantë të karrierës së tij e ka shënuar në “Qemal Stafa”, kur nga një distancë të paktën 25 metra i ka shënuar gol ish portierit të Partizanit, Perlat Musta, i cili njihej si një nga portierët më të mirë të vendit në ato vite. Farruku thotë se “nuk mund të veçojë ndonjë portier në ato vite që kam luajtur futboll që të mos ketë ngrënë gol nga unë”.

Dali Farruku shprehet se: “futbollisti duhet të stërvitet fort, të qëndrojë larg veseve, të mbajë një regjim, ndryshe jetgjatësia e tij në fushën e blertë nuk është e gjatë”.

319696696 5862669553778756 5968414713469190911 n

Nga sot Fusha Sportive e Burrelit do të mbajë emrin e Mjeshtrit të Sportit dhe “Qytetarit të Nderit të Matit” Dali Farruku, ikonës së futbollit matjanë.

dali farruku emrin ikonen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026

Zyrtare/ Chelsea zgjedh Xabi Alonson si trajner të ri, spanjolli firmos për katër vite

11:39 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.