Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar opozitën në Kuvend.
Pas fjalës së ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, pati një debat të ashpër mes deputetëve demokratë Jorida Tabaku dhe Gazmend Bardhi dhe ministres Ibrahimaj.
Spiropali e dënoi përbaltjen e opozitës ndaj ministres së Financave. Përmes një postimi në rrjetin social facebook, ministrja shkruan: “Keqardhje për ata që në foltore sillen si kokoshë, por bashkë janë më pak se një thelë.”
Statusi i plotë:
Më herët, në replikën e saj ministrja Spiropali iu është drejtuar deputetëve të opozitës me fjalët: “mos të guxojë askush nga vendi të lëshoj akuza si prokurorë të rëndomtë të asaj kohe që s’kanë asnjë lidhje me të vërtetën por vetëm me përbaltje”.
Elisa Sipropali: Nuk e di kur ndjeshmëritë e deputetëve janë mprehur kaq shumë për terma të tillë si opozita e vulës, se e para s’keni lënë gjë pa thënë për turpin tonë dhe ndaj njëri tjetrit. Dje pamë një skenë të shëmtuar që na turpëron të gjithëve e të mos lini një ministre të flasë duke bërë akzua penale nga vendi
Zonja Tabaku shkoi shumë më larg, e ministrja që është këtu, s’ka ardhur nga rruga, por nga studimet e saj në Bocconi me nderimet më të larta, nga një doktoraturë po aty, ka punuar për vite në institucione në shtetin shqiptar, ka drejtuar Tatimet e sot është këtu ministre.
Mos të guxojë askush nga vendi të lëshoj akuza si prokurorë të rëndomtë të asaj kohe që s’kanë asnjë lidhje me të vërtetën, por vetëm me përbaltjen.
Sa herë një ministër flet këtu të mos guxojë asnjë deputet, asnjë grup deputetësh sado me zë të trashë të pengojë ministra e deputetë të thonë të vërtetat e tyre.
