Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kuvend/ Spiropali ironizon opozitën: Në foltore sillen si kokoshë, por bashkë janë më pak se një thelë

14:19 / December 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
319742080 1810428572661938 3798808597906021113 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar opozitën në Kuvend.

Pas fjalës së ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, pati një debat të ashpër mes deputetëve demokratë Jorida Tabaku dhe Gazmend Bardhi dhe ministres Ibrahimaj.

Spiropali e dënoi përbaltjen e opozitës ndaj ministres së Financave. Përmes një postimi në rrjetin social facebook, ministrja shkruan: “Keqardhje për ata që në foltore sillen si kokoshë, por bashkë janë më pak se një thelë.”

Statusi i plotë:

Më herët, në replikën e saj ministrja Spiropali iu është drejtuar deputetëve të opozitës me fjalët: “mos të guxojë askush nga vendi të lëshoj akuza si prokurorë të rëndomtë të asaj kohe që s’kanë asnjë lidhje me të vërtetën por vetëm me përbaltje”.

Elisa Sipropali: Nuk e di kur ndjeshmëritë e deputetëve janë mprehur kaq shumë për terma të tillë si opozita e vulës, se e para s’keni lënë gjë pa thënë për turpin tonë dhe ndaj njëri tjetrit. Dje pamë një skenë të shëmtuar që na turpëron të gjithëve e të mos lini një ministre të flasë duke bërë akzua penale nga vendi

Zonja Tabaku shkoi shumë më larg, e ministrja që është këtu, s’ka ardhur nga rruga, por nga studimet e saj në Bocconi me nderimet më të larta, nga një doktoraturë po aty, ka punuar për vite në institucione në shtetin shqiptar, ka drejtuar Tatimet e sot është këtu ministre.

Mos të guxojë askush nga vendi të lëshoj akuza si prokurorë të rëndomtë të asaj kohe që s’kanë asnjë lidhje me të vërtetën, por vetëm me përbaltjen.

Sa herë një ministër flet këtu të mos guxojë asnjë deputet, asnjë grup deputetësh sado me zë të trashë të pengojë ministra e deputetë të thonë të vërtetat e tyre.

kuvend Opozita reagimi spiropali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.