Për votimin e kandidatëve nga anëtarësia, PD do të ndjekë modelin e konservatorëve britanikë.
Për të ndihmuar për përgatitjen e modelit të përzgjedhjes së kandidatëve të PD, mësohet se ndodhen në Tiranë prej disa ditësh Davis Jones, Kryevlerësuesi i Komitetit të Seleksionimit të Kandidatëve të Partisë Konservatore Britanike dhe Joy Morrissey, ish-kandidate konservatore për Bashkinë e Londrës. Ekspertët do të japin kotributin e tyre në disa pika. Së pari është ngritja e komisionit të seleksionimit të kandidatëve; Përcaktimi i kritereve dhe standardeve për aplikantët që duan të kandidojnë; Procesi i seleksionimit të kandidatëve përpara votimit nga anëtarësia. Kjo formë përzgjedhjeje sipas PD, do të jetë një Vetting brenda vetë partisë, i cili jep mundësinë e zgjedhjes së kandiatëve më të përshtatshëm që do ta përfaqësojnë në parlament dhe në pushtetin lokal. Nga ana e PD, ky proces i është besuar Mirela Bogdanit. / tirananews.al
