Richarlison do të jetë jashtë fushave të lojës për 4 javë. Dëmtimi është konfirmuar nga trajneri i Tottenham, Antonio Conte.“Më thanë se na duhen edhe tre apo katër javë”- tha Conte.
Kjo do të thotë se Richarlison do të humbasë ndeshjen e Premier League në Brentford në Boxing Day. Ai gjithashtu do të jetë jashtë për sfidat kundër Aston Villa dhe Crystal Palace, si dhe takimin e FA Cup me Portsmouth më 7 janar.
