Cristiano Ronaldo është lojtari më i ri i Al-Nassr. Lajmi është konfirmuar nga drejtuesit në Arabinë Saudite, me portugezin që ka qenë në Riad dhe ka fimosur për 2 vite e gjysmë.
Karriera e Ronaldos filloi me Sporting Lisbonën, pas së cilës ai luajti për Manchester United, Real Madridin dhe Juventusin përpara se të kthehej në Manchester United për një aventurë të dytë dhe më pas të shkonte në kryeqytetin saudit, Riad.
Me Portugalinë, Ronaldo fitoi Europianin në 2016 dhe Ligën e Kombeve në 2019. Ai gjithashtu fitoi pesë tituj të Ligës së Kampionëve, përfshirë 4 me Real Madridin dhe është golashënuesi më i mirë historik i turneut.