Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Kush është futbollisti që sfidon Cristiano Ronaldon në Arabinë Saudite?

21:28 / January 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hamdallah
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Viti kalendarik 2022 u mbyll me lajmin e bujshëm të transferimit të yllit portugez Kristiano Ronaldo te e Al Nasr më Arabinë Saudite. Kjo ishte hera e parë në karrierë që CR7 largohej nga Europa, teksa mbetet një eksperiencë totalisht për t’u zbuluar, në një kampionat të panjohur, me një pagë stratosferike dhe një rival të ri, me të cilin do të duelojë për rolin e protagonistit.

Bëhet fjalë për Abderrazak Hamdallah, një sulmues maroken jo fort i njohur, që luan me Al Itihad dhe ka shifra shënimi që do t’i kishin zili shumë të tjerë.

Plot 95 gola në 94 ndeshje, e kanë bërë Hamdallah një idhull në Arabi dhe me të drejtë e shohin si rivalin në distancë të Kristiano Ronaldos, për trofeun e “Këpucës së Artë” në shtetin saudit.

Jo vetëm kaq, sulmuesi Hamdallah ka treguar gjithë karrierën e tij se e ka në gjak golin, pasi ka shënuar 25 gola në 32 ndeshje në kampionatin maroken dhe po kaq në kampionatin kinez, ndërsa në Norvegji numëron 15 gola në 27 ndeshje.

Me 32 vite mbi supe, Hamdallah e ka kaluar prej kohësh shifrën e 200 golave në karrierë, teksa tani do të ketë një motivim ekstra, të rivalizojë me 5 herë fituesin e Topit të Artë.

abderrazak hamdallah Cristiano Ronaldo sfide
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cristiano Ronaldo mbyll kapitullin e Botërorëve: “Ky ishte i fundit për mua/Kam dhënë gjithçka për Portugalinë”

13:36 / July 7, 2026

Merret vendimi, Superliga ndryshon strukturë! Sezonin e arshëm 3 faza, preket edhe Kategoria e Parë

20:36 / June 23, 2026

Zyrtare/ Vedat Muriqi kthehet në Turqi, do të jetë sërish pjesë e Fenerbahçe

21:42 / June 18, 2026

Pas debutimit të Lionel Messi, është radha e Cristiano Ronaldo dhe Portugalisë të hapin rrugëtimin e tyre në Kupën e Botës 2026

11:56 / June 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.