Cristiano Ronaldo, tashmë ndodhet në ambientet e Al Nassr.
Super ylli i futbollit u prezantua në stadiumin e skuadrës së tij të re, “Mrsool Park”. Kapaciteti i të cilit është 25 mijë spektatorë dhe ai ishte i tejmbushur.
Klubi në fakt kishte marrë 130 mijë kërkesa nga tifozët për të qenë të pranishëm në këtë ngjarje historike për ta, pavarësisht se kishin një tarifë hyrje prej 3 paundësh, të cilat do të shkojnë për bamirësi.
Në prezantimin e portugezit pati dhe një konferencë për shtyp. Në fjalën e tij, Ronaldo tha se “Kam ardhur këtu për të fituar dhe për të qenë pjesë e kulturës së vendit. Ajo që dua është të buzëqesh dhe të jem në gjendje të luaj futboll. Familja ime është e lumtur dhe më mbështesin. Në Arabi janë shumë të lumtur me ardhjen time dhe të familjes sime. Jam shumë krenar për këtë hap që kam bërë. Puna ime në Evropë tashmë ka përfunduar. Kam luajtur për klubet më të mira në Evropë dhe tani falënderoj Arabinë Saudite për mundësinë për një sfidë të re…Kjo është një mundësi e madhe jo vetëm për futbollin, por për të provuar të ndryshoj mentalitetin e botës. Kam pasur mundësi të luaj në Evropë, Brazil dhe Australi, madje edhe në Portugali. Kam zgjedhur këtë sfidë sepse dua ta ndihmoj këtë vend të madh dhe përpiqem të ndihmoj me përvojën time për të zhvilluar vendin dhe klubin”.
Al Nassr i ofroi Ronaldos një marrëveshje të çmendur, e cila përfshin një pagë prej 200 milionë eurove në sezon, përgjatë dy viteve e gjysmë të ardhshme.