Ish-futbollisti Altin Rrakllin thotë se kontrata sërish me një tranjer të huaj për ekipin kombëtar, është një kokëfortësi e kreut të FSHF-SË Armand Duka, që nuk e ka marrë parasysh aspak dëshirën e tifozëve. Rraklli thotë se Duka duhet të kishte marrë parasysh një dëshira disa vjeçare të tifozëve, që në krye të kombëtares të jetë një shqiptar.
“Nuk duhet ta bëjmë çdo gjë të zezë, Duka ka bërë një punë të mirë se ka tërhequr fonde, ka bërë maksimunim, se kur flasim për trajnerët e ekipit kombëtar, ai ka opinionin e vet, mendimin specifik se jeton në Shqipëri, por duhet të ishte pak më i zhdërvjellët dhe tradicional, aq më tepër kur e sheh që tifozët kërkojnë një trajner shqiptar, pse duhet të vendosësh me kokëfortësinë tënde.
Ke peshën e rëndë, por duhet të dëgjosh dhe tifozët se për ato luhet, u tregua kokëfortë, ka marrë një Brazilian, ne e njohim si ajka e futbollit botëror, por Brazili nuk është shquar për ndonjë trajner. Megjithatë nuk duhet ta paragjykojmë, por ne flasim në parantezë, duke parashtruar ato detaje që kemi parasysh”, tha Rraklli.
