Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Betoniera që shkarkonte materiale në det u bë virale në rrjete sociale, procedohet shoferi

09:31 / January 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
betoniera 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pamjet turpëruese të një mjeti të rëndë tip betoniere që shkarkonte ngarkesën e saj në plazhin e Durrësit, “pushtuan” rrjete sociale. Pas atyre pamjeve ka ardhur edhe reagimi i policisë, që ka deklaruar se ka proceduar penalisht shoferin, shtetasin Gj. N., 43 vjeç, i cili akuzohet tashmë për veprën penale “Ndotja e ujërave”.

Reagimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës

Në lidhje me një video të publikuar ditën e sotme në rrjetet sociale ku shfaqej një automjet i tonazhit të rëndë (betoniere), duke derdhur mbetje betoni në buzë të detit në lagjen nr. 13, Durrës, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, pas transmetimit të pamjeve filmike në rrjetet sociale menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe shoqërimin e drejtuesit të betonieres.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin Gj. N., 43 vjeç, banues në Katund të Ri, Durrës, ku në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Plazh, proceduan penalisht drejtuesin e betonieres, shtetasin Gj. N., për veprën penale “Ndotja e ujërave”.

Policia e Shtetit falënderon mediat e qytetarët që denoncojnë raste të paligjshmërisë dhe siguron qytetarët se strukturat vendore e qendrore të Policisë do të reagojnë në mënyrë të menjëhershme për të vënë përpara drejtësisë personat e përfshirë në paligjshmëri e krim.

betoniere
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim me tritol, hidhet në erë makina e administratorit të njësisë administrative Shushicë

10:40 / October 19, 2026

Një ditë pas pamjeve alarmante, rishfaqet protestuesi me “mitralozin” e fishekzjarreve

18:21 / October 18, 2026

Protestuesit dhunojnë një qytetar, i vijnë në ndihmë drejtuesja e Policisë Bashkiake dhe efektivët

17:59 / October 18, 2026

Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë kundër akteve të dhunës në protestë, thirrje prindërve të tregojnë kujdes

17:39 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.