Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sot kryhet ceremonia mortore e Papa Benediktit, mijëra besimtarë në Vatikan

09:42 / January 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vatikan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Sheshin Shën Pjetri të Vatikanit, mijëra besimtarë janë mbledhur për varrimin e Papës Emeritus Benedikti XVI, dhe për të nderuar teologun gjerman, i cili bëri histori duke u tërhequr nga drejtimi i Kishës Katolike. Policia italiane ka thënë se pritet që deri në 100.000 persona do të mblidhen në Shën Pjetër.

Papa Françesku pritet të udhëheqë ceremoninë mortore, ndërkaq në këtë ngjarje do të marrin pjesë krerë të shteteve dhe përfaqësues të mbretërive, pavarësisht se Benedikti kishte kërkuar që varrimi i tij të mos ishte një ngjarje e madhe. Vetëm Italia dhe Gjermania janë ftuar që të dërgojnë delegacione zyrtare dhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier dhe ai italian, Sergio Mattarella, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Përveç tyre, në ceremoninë e varrimit janë ftuar edhe krerët e disa qeverive, katër kryeministra dhe dy delegacione të familjeve mbretërore. Në ceremoninë e varrimit do të marrë pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla, së bashku me përfaqësuesin e Kosovës për Selinë e Shenjtë, Vehbi Miftari.

Sipas ritit të varrimit, arkivoli i Benediktit do të dërgohet nga bazilika dhe do të vendoset para altarit, ndërsa besimtarët do të thonë lutje. Ky ritual është i bazuar në kodin që është përdorur edhe për papët e tjerë që kanë vdekur, por në këtë rast janë bërë disa modifikime, pasi Benedikti nuk ishte papë në detyrë kur vdiq.

Pas meshës, arkivoli prej qiparisi i Benediktit do të vendoset brenda një arkivoli prej zinku, më pas në një arkivol të punuar me dru lisi dhe do të varroset në varrezat që gjenden nën bazilikë, ku dikur gjendej edhe varri i Papa Gjon Palit II. Më pas, arkivoli i Benediktit do të zhvendoset në katin e sipërm, në bazilikën kryesore.

Afër 200.000 persona bënë nderime para arkivolit të Benediktit gjatë tre ditëve të kaluara më Bazilikën e Shën Pjetrit.

Papa Benedikti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.