Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Salianji ‘shuplakë’ të fortë Alibeaj: Duhet të largohet, shpërdoroi besimin e grupit

23:12 / January 9, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alibeaj salianji
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka nisur një lëvizje brenda grupit parlamentar të PD-së që synon të marrë kryesimin e tij, duke zëvendësuar Enkelejd Alibeajn. Në emisionin “Pa Censurë”, Salianji tha se kjo ishte një përpjekje për të unifikuar grupin dhe PD para zgjedhjeve lokale, pas shpërdorimit të rëndë të funksionit nga zoti Alibeaj.

“Ka patur takime të miat dhe të funksionarëve të PD për të gjetur një zgjidhje që do të jetë unifikuese, për një mesazh publik unifikues për PD dhe për ta nxjerrë grupin dhe PD nga një ngërç artificial që mbahet për interesa thellësisht personale të pak personave.”- pohoi Salianji, i cili po kërkon firmat e shumicës së deputetëve për të marrë kryesimin e grupit.

“Jemi në diskutime ende, nuk ka një vendimmarrje. Nuk shprehem dot paraprakisht, por nëse do të ketë vendimmarrje të shumicës së grupit, rëndësi ka që, kush e drejton, të përfaqësojë më së miri interesat e demokratëve dhe të mos keqpërdoret për interesa personale.” – tha Salianji.

Kritikat e nënkryetarit të grupit për kreun e grupit shkojnë në tre drejtime. Së pari, shpërdorim i funksionit dhe besimit të deputetevë, veçanërisht në rastin e Avokatit të Popullit, duke mos iu bindur votimit të shumicës së grupit.

“Në mënyrë abuzive, u keqpërdor posti i kryetarit të grupit parlamentar për të mos iu nënshtruar vendimarrjes së grupit. Grupi përzgjodhi me votë të fshehtë Ledio Brahon si kandidat të vetëm dhe jo për të bërë atë që është një nga turpet më të mëdha që mund të ndodhin në opozitë, ku kryetari i grupit të PS negocioi me deputetë të veçantë për të përcaktuar mazhoranca preferencat brenda PD. Kjo është e papranueshme”- theksoi Salianji.

Së dyti, për Ervin Salianjin, Alibeaj ka kaluar vijën e kuqe me shpalljen e kandidatëve për kryetarë bashkie.

“Është e papranueshmë që Kryetari i grupit nxjerr kandidatë për bashkinë në mënyrë personale. PD që ka vulën, aty ku një pjesë e jona kemi qenë deri në 6 mars, ka një proçedurë sesi i zgjedh kandidatët, duke iu nënshtruar rregullave të votimit me 1 anëtar, 1 votë, miratohen në kryesi, mblidhet Këshilli Kombëtar për miratim. Kemi parë sesi nxirren nga xhepi kandidatë personalë, pa iu nënshtruar rregullave statutore, duke dëmtuar thellësisht interesat e opozitës.”- u shpreh Ervin Salianji, i cili ka edhe një kritikë të tretë kryesore, kur thotë se Alibeaj i trajton deputetët si “ca të nënës e ca të njerkës”, kur bëhet fjalë për promovimin e tyre në Parlament.

“Zoti Alibeaj si kryetar i grupit po shpërdoron rëndë besimin e deputetëve dhe besimin e mijëra demokratëve dhe shpresën e tyre për ndryshim.”- u shpreh ai.

Por a do të ketë një mocion kundër kreut të grupit për shkarkimin e tij?

“Duhet të ketë, çdo akt që çon në heqjen e uzurpimit në mënyrë të padrejtë të funksioneve partiake dhe si kryetar grupi për të bërë mundur zgjidhjen e ngërçit në PD.”- deklaroi Ervin Salianji.

Enkelejd Alibeaj ervin salianji PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.