Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bastiset burgu grek, kapen “mat” 12 të burgosur, mes tyre edhe Alket Rizai

17:53 / January 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ALKET RIZAI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia greke ka kontrolluar qelitë e burgut të famshëm Domokos. Ky kontroll erdhi pas informacioneve që tregonin se në qelitë e të huajve kishte pajisje celulare dhe armë të improvizuara.

Ndër qelitë e kontrolluara ishte edhe ajo e Alket Rizait.

Përveç tij, në këtë rast është përfshirë edhe një 40-vjeçar shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje të dyfishtë (babë e bir) në Kalamata.

“Gjatë hetimeve janë gjetur dhe sekuestruar: -5 shkopa druri të improvizuar dhe 2 prej metali,

-7 kaçavida, -2 thika, shkop i përbërë nga tre pjesë të bashkuara dhe të lidhura me pëlhura,

-5 telefona celularë me karta SIM, -8 karikues dhe 3 kabllo të tipit USB, -17 Shkopa të tipit USB,

orë të tipit smart me karikues, 3 pirunët metalikë dhe pjesa e pirunit metalik, kufje me tela dhe pa tela etj”, thuhet në njoftim.

Alket Rizai konsiderohet si një nga personat më të rrezikshëm në Greqi. Në vitin 2006 dhe 2009, ai në bashkëpunim me kriminelë të njohur grekë, arriti të arratisej nga burgu i sigurisë së lartë në vendin fqinj, ai i Koridhalosit, duke përdorur helikopter.

Arratisja e parë e stilit hollivudian ndodhi më 4 qershor të vitit 2006, e ideuar nga Nikos Paleokostas, vëllai i një krimineli me famë, Vasilis Paleokostas.

Alket Rizai ka lindur në Ballsh të Mallakastrës, ku ka jetuar deri në fund të viteve ’90 dhe më pas emigroi në Greqi. Në Greqi ai u dënua për vrasjen e një qytetari grek, sipërmarrësin Thanasi Koropiotis, për të cilin dyshonte se kishte lidhje me të dashurën e tij ruse, Oksana.

Alket Rizai
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më e frikshme nuk bëhet! Një dorë e prerë, Heidi Klum nuk njihet me kostumin e Halloween

17:57 / November 1, 2026

“Romeo dhe Zhulieta” mbush 30 vjet, filmi që bëri adoleshentët të dashuroheshin pas Shekspirit

17:41 / November 1, 2026

Aksident në Shkodër, 27-vjeçarja humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë këmbësorja që ecte në trotuar

17:21 / November 1, 2026

Nga 2 nëntori shërbimi i hemodializës i kalon shtetit

16:38 / November 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.