Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka befasuar me deklaratën se ajo nuk është thirrur në mbledhje të grupit Parlamentar dhe as nuk ka ndonjë dijeni për proces shkarkimi të katër deputetëve.
E pyetur nga gazetarët rreth shkarkimit të Tritan Shehut, Oerd Bylykbashit, Belind Këllëçit dhe Agron Shehajt me firmë të Alibeajt, deputetja tha se partia në të cilën ajo bën pjesë nuk duhej të arrinte në këtë pikë.
“PD po kalon një periudhë të vështirë. Nuk më ka thërritur askush për mbledhje grupi. Dhe nuk kam asnjë dijeni për procesin. Unë kam një qëllim, ta bëjmë PD-në forcë fituese. Për mua është e papranueshme që opozita është më e pak e besueshme se qeveria. Nuk mendoj që PD duhet të arrinte në këtë pikë. Ka një kryetar grupi…Mënyra sesi bashkohet PD është duke mos e copëzuar atë”,-tha ndër të tjera deputetja demokrate.
