Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar informacion shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura për bazën ligjore të vendosjes së ushtrisë në aeroportin e Rinasit.
I pyetur nga mediat, zëdhënësi i presidencës, Tedi Blushi thotë: “Presidenti i Republikës i ka kërkuar zyrtarisht informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçakut, mbi bazën ligjore të vendosjes së efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza. Pasi të ketë një informacion më të plotë mund të bëjë një reagim publik”.
Lexo edhe: Basha: Dislokimi i FA antikushtetues
Një ditë më parë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka bëri të ditur se do të dislokohen trupat e ushtrisë në aeroportin e Rinasit, pas grabitjes spektakolare të së martës. “Kjo është një praktikë, që zbatohet sot në thuajse çdo kryeqytet europian, ku njësi të Forcave të Armatosura vendosen në mbështetje të kolegëve të tyre të Policisë, me qëllim, garantimin e sigurisë së objekteve të rëndësisë së veçantë dhe mbi të gjitha, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve”, tha Xhaçka.
Lexo edhe: Ushtria merr në mbrojtje Aeroportin Kombëtar të Rinasit
