Interi rikthehet te fitorja në Seria A, duke marrë një sukses të rëndësishëm 1-0 ndaj Veronës. Skuadra zikaltër e zgjidhi ndeshjen që në fillimin e saj. Më konkretisht minutën e 3-të, Lautaro Martinez përfitoi nga rrëmuja në zonën e skuadrës mike duke goditur saktë me të djathtën. Në pjesën e dytë, Lautaro do yë shënonte dhe golin e dytë, por arbitri Fabri do ta anulonte për faull. Në këtë duel ra në sy aktivizimi i Asllanit që në minutën e 81-të, nxorri nga repertori i tij një perlë, teksa i shkoi shumë pranë supergolit. Vetëm disa centimetra e ndanë shqiptarin nga një eurogol.
Postime te ngjashme
Add A Comment
