Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Humori i keq qenka i mirë kur bëhet fjalë për punën

19:09 / January 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
puna
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një studim i ri ka konstatuar se humori i keq mund të jetë produktiv në punë. Sipas kërkimeve nga Universiteti i Arizonës, aftësia e njerëzve për të procesuar gjuhën varet nga mënyra si ndihen.

Ekipi kërkimor zbuloi se bëhemi më analitikë kur jemi të zemëruar, sidomos kur bëhet fjalë për të gjetur  çfarë nuk shkon në një punë dhe në këtë rast, i rendisim më shpejt gabimet.

“Emocionet dhe gjuha duket se përpunohen në zona të ndryshme të trurit. Por ne kemi një tru dhe të dyja ndodhen aty,  ndaj ka shumë ndërveprim”, u shpreh profesori Vicky Lai. “Kur njerëzit nuk janë në humor të mirë, janë më të kujdesshëm dhe analizues. Ata shohin me vëmendje çfarë shkruhet në një tekst dhe nuk  mbështeten tek dija e tyre”.

Pjesëmarrësve në studim iu ‘manipulua’ humori duke i vendosur të shihnin video të shkurtra nga filmi “Sophie’s Choice”ose  seriali humoristik “Friends”. Pjesët e serialit nuk patën asnjë ndikim, ndërsa të filmit iu shkaktuan trishtim.

Më pas ata dëgjuan regjistrime zanore neutralisht emocionale, me 4 fjali ku në secilën ndodhej një “fjali kritike” që mbështeste ose sulmonte njohurinë  e tyre me fjalët. Fjalët e kësaj fjalie shfaqeshin një nga një në ekran ndërsa valët e trurit të tyre monitoroheshin në një makineri.

Më tej, pjesëmarrësit u prezantuan me versione të historive ku këto fjali kyçe ndërroheshin që mos të kishin lidhje me kontekstin. Më pas u studiua se si ata reagonin për këto ngatërresa, bazuar në humorin dhe emocionet e tyre.

Eksperimenti u krye dy herë, njëherë në kushtet e humorit të keq dhe njëherë në ato të të mirit. Testet u kryen me diferencë një javore, por u përdorën të njëjtat histori. Përfundimi ishte se kur pjesëmarrësit nuk ishin në humor të mirë, shfaqej një lloj i aktivitetit të trurit i lidhur ngushtë me rivlerësimin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky: Negociatorët amerikanë kishin ide të mira për fundin e luftës

13:37 / September 8, 2026

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

10:18 / September 8, 2026

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.