Menjëherë pas seancës së sotme plenare, kryeministri Edi Rama është nisur drejt Dubrovnikut për të marrë pjesë në Samitin 16 + 1. Ky Samit 16 + 1, i cili do të mbahet sot dhe nesër në Hotel Dubrovnik Palace, është takimi i 8-të i krerëve të qeverive të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Kinës.
Tirananeës.al mëson se takimi do të jetë një mundësi e madhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Kryeministri Plenkoviç dhe Presidenti i Këshillit të Shtetit të Republikës Popullore të Kinës do të hapin zyrtarisht Forumin e Biznesit për Sipërmarrësit nga Kina dhe 16 vende evropiane. Para tij, liderët kanë zhvilluar edhe një takim, ku sicc shihet edhe nga këto foto, Rama është ulur në krah të kryeministrit kinez Li Keqiang.
Forumi do të sjellë së bashku rreth një mijë pjesëmarrës, 400 prej tyre nga Kina, dhe tema e panelit do të jetë bashkëpunimi në infrastrukturë dhe investime, prodhim, inovacion, tregti, turizëm dhe kulturë.

