Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Burreli finalizon disa afrime të reja

20:55 / January 24, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të shtunën e ardhshme do të rinisë gara në kampionatin e kategorisë së parë në futboll. Skuadra matjane ka realizuar disa afrime gjatë kësaj periudhe duke marrë lojtarë në reparte të cilat kanë qenë problematike në gjysmën e parë të këtij sezoni.

Stafi i KF Burrelit vijon negociatat për lojtarë të tjerë që do të forcojnë skuadrën në mënyrë që të përballojë siç duhet pjesën e mbetur të garës. Ndërkohë, paraprakisht kanë firmosur kontratat me klubin Enbia Shehu, Donati Toma, Gentian Binishi dhe dy brazilianët Dejvid Silva e Diogo Silva.

Drejtues të klubit thanë se të tjera kontrata pritet të lidhen në ditët në vijim dhe deri ditën e shtunë kur do të jetë ndeshja do të mbyllet e gjithë merkatoja.

Po ashtu, do të bëhet edhe federimi i tyre në mënyrë që ata të jenë zyrtarisht të njohur edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit si lojtarë të skuadrës së Burrelit për këtë sezon.

Ndërkohë, ndeshja e parë për vitin 2023 e Burrelit do të luhet të shtunën në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit përballë skuadrës së Besës së Kavajës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mjekja hedh poshtë pretendimet e Granit Xhakës: E kam vaksinuar vetë

22:40 / September 22, 2026

Kombëtarja nis grumbullimin, Manaj e Ramadani: Të japim më të mirën në këto ndeshje për të arritur objektivin

16:02 / September 21, 2026

Ndahet nga jeta Sandro Mazzola, ikona e Interit dhe legjenda e futbollit italian

09:47 / September 19, 2026

Nga polemikat me fanellën te Lamine Yamal, rrëfehet Kylian Mbappe: Ky është viti, Topi i Artë duhet të kthehet në Bernabeu

15:58 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.