Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Europiani 2025, Shqipëria U-21 mëson rivalët të enjten

09:54 / February 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
F597C0C4 0B6D 4AF0 BEC0 6DC147A74787
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kombëtarja shqiptare U-21 do të njihet këtë të enjte me rivalët që do të ketë përballë në fazën kualifikuese të Kampionatit Europian 2025 për këtë grup-moshë. Shorti për këtë fazë do të hidhet më datën 2 shkurt në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës, duke nisur nga ora 9:00 e mëngjesit.

Në eliminatore do të marrin pjesë 53 vende, ndërsa Sllovakia do të kualifikohet direkt për në fazën finale si vendi pritës i këtij turneu. Skuadrat pjesëmarrëse në short do të jenë të ndara në 6 vazo, me renditjen e përcaktuar sipas koeficienteve të UEFA-s teksa do të kemi 7 grupe me nga 6 skuadra dhe dy grupe me nga 5 të tilla.

Sipas kësaj renditjeje të UEFA-s, Shqipëria U-21 pozicionohet në vendin e 36-të dhe është vendosur në vazon e 4-t së bashku Bosnje-Hercegovinën, Bullgarinë, Hungarinë, Turqinë, Maqedoninë e Veriut, Uellsin, Bjellorusinë dhe Irlandën e Veriut. Nëntë skuadrat e renditura në vendet e para të grupeve në përfundim të fazës kualifikuese së bashku me tre vendet e dyta më të mira do të kalojnë direkt për në fazën finale të turneut.

Ndërsa gjashtë vendet e tjera të dyta do të përballen në fazën play-off për të siguruar edhe tre biletat e fundit për finalen e turneut. Ndeshjet e fazës play-off do të luhen në datat 11-19 nëntor 2024.

Pas shortit dhe zbardhjes së grupeve përfaqësuesit e FSHF-së do të ulen në diskutime me rivalët në këto kualifikuese për të përcaktuar datat, oraret dhe vendet ku do të luhen përballjet mes tyre. Sipas kalendarit të UEFA-s, ndeshjen e fazës kualifikuese të Kampionatit Europian U-21 do të nisin në datën 20 mars dhe do të përmbyllen më 15 tetor të 2024-s.

Europiani 2025 Shqipëria U-21
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hajdutët i grabisin çantën me sendet personale në tren, Igli Tare e rimerr pas ndërhyrjes së policisë

10:51 / August 5, 2026

Kërkoi ndihmë për të mos humbur postin në FIFA? Infantino kundërsulmon: Gjithçka është e trilluar

15:18 / August 4, 2026

Federata Angleze tërheq mbështetjen për Infantinon, shtohet presioni ndaj presidentit të FIFA-s

12:41 / August 3, 2026

Pogradeci mirëpret Lyhnida Fusion Fest, sport, natyrë dhe muzikë në zemër të Drilonit

17:55 / August 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.