Partia e Gjergj Bojaxhiut i është drejtuar Gjykatës për të mos paguar gjobën e vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Pak muaj para zgjedhjeve të ardhshme vendore, Partia Sfida kundërshton veprimet përmbarimore te Zyra e përmbarimit Tiranë për Ekzekutimin Vullnetar me nr. prot 1909 datë 12.02.2019. të gjobës administrative të vendosur nga KQZ-ja, në vendimin nr.575 datë 12.12.2017.
KQZ vendosi sanksionin administrativ në masën 2 milionë lekë për partinë SFIDA për mosdeklarim dhe moskorrektësi të shpenzimeve financiare në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, raporton tirananews.al.
Partia Politike Sfida Per Shqiperine u formua në 2016-n ku ndër themeluesit e tjerë ishin aktivistë të shoqërisë civile, gazetarë, pedagogë themelues të tjerë si Dr. Ermal Hasimja, Dr. Rrezart Lahi, Dr. Medlir Mema, Silvi Bakiri, Agim Kasaj, Gerti Veshaj si dhe Gjergj Bojaxhi. / Tirananews.al
