Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

BSH: Llogari bankare pa kosto për shtresat në nevojë

17:39 / February 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bankomat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas pandemisë qytetarët që zgjedhin të paguajnë në formë elektronike po shtohen gjithnjë e më shumë. Sipas Bankës së Shqipërisë përdorimi i kartave dhe pagesave dixhitale është rritur me gati 20% çdo vit.

Për të përhapur më tej këtë formë pagese, Banka e Shqipërisë ka hartuar me Ministrinë e Financave një projektligj që u mundëson shtresave vulnerabël si studentëve, pensionistëve dhe familjeve me ndihmë ekonomike të pajisen me llogari pagesash pa asnjë kosto.

“Edhe në rastin kur këta pensionistë kanë llogari rrjedhëse sot në bankë, e marrin pensionin e  tyre nëpërmjet bankës, do kenë mundësi që këtë llogari rrjedhëse ta shndërrojnë në një llogari bazike dhe me këtë rast do të ulen edhe kostot që ata kanë për mirëmbajtjen e llogarisë pranë bankës”.

Projektligji për llogaritë e pagesave me shërbime bazike parashikon lehtësira edhe për kategoritë e tjera të shoqërisë, që për shkak të kostove nuk kanë ende një llogari pagesash.

“Bankat do jenë të detyruara që t’i hapin këto llogari jo më shumë se me 15% të kostove me të cilat ato sot hapin një llogari rrjedhëse”.

Kartat bazike do përdoren për të bërë pagesa dhe transferta vetëm brenda për brenda Shqipërisë.

“Pra do jenë më të kufizuara shumat që mund të paguajnë apo të bëjnë transferta”.

Projektligji mundëson po ashtu formalizimin e ekonomisë, pasi në jo pak raste përdorimi i parave kesh është shkak i veprimtarive abuzive. Brenda vitit 2023 Banka e Shqipërisë synon që 70% e popullsisë të ketë një llogari bankare.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

10:12 / November 4, 2026

Travelbinger: Shqipëria, udhëtim ekonomik 10-ditor pa sakrifikuar komoditetin

10:11 / November 3, 2026

Filmi i animuar shqiptar ‘Zemërimi i shkronjave’ do të restaurohet pas 45 vitesh/ Një mesazh për fëmijët mbi dashurinë për gjuhën shqipe

13:04 / November 2, 2026

Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

10:32 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.