Vendimi i vendit pritës për ndeshjen e Superkupës së Italisë midis Juventusit dhe Milanit për të nxjerrë në shitje biletat për femrat në sektorë të rezervuar ka sjellë polemika të mëdha në Itali.
Duhet thënë se biletat për të parë finalen që do të luhet më datë 16 janar në Arabinë Saudite po shiten me ritme të shpejta. Sfida do të zhvillohet në stadiumin “King Abdullah” i cili ka një kapacitet prej 60 mijë vendesh dhe deri më tani numri i biletave të shitura është 50 mijë.
Por, në Itali nuk janë aspak të kënaqur me vendin pritës sepse tifozet femra do të jetë të vendosura vetëm në një sektor të stadiumit, pasi në pjesët e tjera hyrja do të jetë vetëm për burrat. Ky është konsideruar si diskriminim për femrat që do të udhëtojnë nga shtetet të tjera të cilave do tu mohoet e drejta për të parë këtë finale në sektorë të tjerë të tribunave.
Të tillë të drejtë, ato e gëzojnë në të gjitha stadiumet evropiane. Arabia Saudite lejimin e femrave për të parë ndeshje e bëri vetëm një vit më parë.