Një 39-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në Itali.
Ai ishte duke udhëtuar me makinën e tij për në punë kur u përplas me një tjetër mjet.
Sipas autoriteteve italiane, 39-vjeçari që drejtonte një makinë Lancia, ka rritur shpejtësinë në korsinë e tij, por është stepur për shkak se ka hasur në makinën Peugeot të 49-vjeçares me të cilën është përplasur. Kjo e fundit ndodhet në spital në gjendje të rëndë.