Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Ronaldo shënon 4 gola me Al Nassr dhe arrin një tjetër rekord

23:34 / February 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ronaldo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas një fillimi pa bujë, Cristiano Ronaldo ka shpërthyer duke shënuar madje 4 gola në një ndeshje. Ai ka shënuar një tjetër arritje në karrierën e tij, teksa sot ka kapur dhe kaluar shifrën e 500 golave të realizuar në ndeshjet e kampionateve ku ka marrë pjesë.

Sulmuesi portugez më në fund ia ka dalë që të shënojë me aksion në sfidën e sotme që skuadra e Al Nassr luante në transfertë ndaj Al Uehda. Në minutën e 21-të të takimit, ai shënoi golin e 1-0 me një diagonale më të majtën, këmbën e tij “të dobët”, duke i dhënë avantazhin ekipit e duke shënuar njëkohësisht golin e tij të 500 në karrierë në kampionate të ndryshme, si pakkush në histori.

Por portugezi nuk u ndal këtu, pasi para fundit të pjesës së parë çoi edhe një herë topin në rrjetë, duke dyfishuar shifrat dhe duke çuar në 501 rekordin e tij personal. Rekord të cilin e përmirësoi në fillimin e pjesës së dytë me një penallti të realizuar me sukses, për të regjistruar tregolëshin e parë në këtë kampionat. Më pas, goli i katërt i tij erdhi në minutën e 61 të kësaj sfide. Rezultati 4-0 ishte ai me të cilin u mbyll ndeshja, duke kthyer përsëri Al Nassr në vendin e parë në renditjen e kampionatit.

Al Nassr rekord Ronaldo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Ari arrin rekord, dollari lëkundet: Tregjet sinjalizojnë pasiguri në epokën Trump

09:39 / January 29, 2026

Divorcet në rekord historik, çfarë po i ndodh familjes shqiptare?

08:42 / January 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.