Një 66-vjeçar nga Lushnja është proceduar në gjendje të lirë nga Policia në Durrës, pasi akuzohet për plagosje.
R.Sh., pas një konflikti në lagjen nr. 12 të qytetit bregdetar, ka goditur me thikë shtetasin A. A., 52 vjeç.
Pas mjekimit në Spitalin Rajonal Durrës, ai u largua në banesë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht, në gjendje të lirë, shtetasin R. Sh., 66 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. 66-vjeçari dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 12, Durrës, ka goditur me mjet prerës (biçak), shtetasin A. A., 52 vjeç, banues në Durrës, i cili pas mjekimit në Spitalin Rajonal Durrës, u largua në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.
