Është zbuluar në rrjetet sociale një pjesë e këngës që Luiz Ejlli ka realizuar me ndihmën e Elgit Dodës, me rastin e Shën Valentinit, një surprizë kjo për moderatoren Kiara Tito.
Në internet po qarkullon një audio e këngës, ku ndër të tjera një pjesë e tekstit thotë:
“në sy u pamë, me ty sot jam, më dridhet shpirti kur afër të kam/ ndonjëherë të mërzis, ndonjëherë të lëndoj, me ty marr frymë, me ty jetoj”
“Do jetë një Shën Valentin historik, do të mbetet gjatë. Është një surprizë që nuk e ka bërë askush në një “Big Brother. Mbajeni mirë mend këtë tekstin se do ta mësoni përmendësh’, shkruante Elgit Doda më herët në Instastory teksa njoftoi se sonte kjo surprizë do të jetë për publikun dhe Kiarën.
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito do të festojnë sot Shën Valentinin e tyre të parë brenda shtëpisë së “BigBrother VIP”.
Nuk e besoja se do falja çdo ndjesi
E të mendoja veç për ty, për ty çdo ditë
Në sy u pamë, me ty sot jam,
më dridhet shpirti kur afër t’kam.
Nojher t’mërzis, nojher t’lëndoj,
me ty marr frymë, me ty jetoj.
Në sy u pamë, me ty sot jam
më dridhet shpirti kur afër t’kam.
Nojher t’lëndoj, gaboj, t’lëndoj…
Veç du me t’mbajt në krahë e me t’thon sa shumë të du
T’lutem merri sytë e mi, shikoje veten ti tek unë!
Veç du me t’mbajt në krahë me të mbajt e me t’shtrëngu
Ta dëgjosh ti zemrën time, se ka shumë për me tregu
