Ministrja e Shtetit për marrëdhnëiet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar mungesën e Edmond Spahos në Kuvend. Me epitetin ‘bilbilfryrës’, Spiropali iu drejtua Spahos dhe deputetëve të opozitës së përgjigjen do e marrin më 14 maj.
“Së pari një minutë heshtje për Edmond Spahon që ra në komisionin e etikës si një revolucionar i vërtetë. Se nuk i kuptoni metaforat po s’kemi ç’bëjmë. Ai ishte pa diskutim më i guximshmi në bilbilfryrëve dhe me më shumë vlerë se ju së bashku dhe do jetë gjithnjë në zemrat tona pas 20 ditësh bashkë me ju në revolucionin e radhës.”- tha Spiropali.
Më tej ajo tha se “Kjo është alibi për humbjen tuaj në 14 maj, atëherë do e kuptoni se humbja do jetë çlirimi juaj.”
