Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Mandati i Xhaçkës, grupi i Alibeajt kërkesë Kuvendit: Të mblidhet Këshilli i Legjislacionit 

14:22 / February 24, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
olta xhacka transformed
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata Kushtetuese shpalli dje vendimin e saj për mandatin e Olta Xhaçkës, duke rrëzuar Kuvendin dhe duke i dhënë të drejtë Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

E duke mos humbur shumë kohë, grupi i Alibeajt, i është drejtuar sot Kuvendit me kërkesën për mbledhjen urgjente të Këshillit të Legjislacionit dhe përfshirjen në rend dite të seancës së ardhshme të mocionit për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.

Deputetët anëtarë të Këshillit të Legjislacionit Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Dhurata Cupi, Saimir Korreshi dhe Greta Bardeli kërkojnë nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla thirrjen e mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit të hënën në orën 12:00 dhe përfshirjen e kësaj çështje në seancën plenare të datës 2 mars.

KËRKESA

Në datën 22.02.2023, është shpallur vendimi i arsyetuar nr. 1, datë 23.01.2023 të Gjykatës Kushtetuese, i cili ka vendosur: “Shfuqizimin e vendimeve nr. 83, datë 17.11.2022 “Për mosmiratimin e raportit të pakicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka” dhe nr. 84, datë 17.11.2022 “Për miratimin e raportit të shumicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka” të Kuvendit të Shqipërisë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.

Në përmbajtje të këtij vendimi, Gjykata ka arsyetuar se “Kuvendi duhet të kishte pranuar mocionin e kërkuesit dhe të dërgonte çështjen për shqyrtim në këtë Gjykatë, në mënyrë që aspektet e pretenduara si papajtueshmëri të mandatit të deputetes Olta Xhaçka t’i nënshtroheshin vlerësimit kushtetues, pasi gjatë gjykimit kushtetuese nuk u verifikua ndonjë pengesë juridiko-formale që mocioni të pengohej nga Kuvendi.” (shih vendimin nr. 1/2023 të Gjykatës Kushtetuese, § 56)

Në këto kushte, në zbatim të vendimit të sipërcituar, në mbështetje të nenit 14 dhe nenit 87 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, kërkojmë thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Legjislacionin, ditën e hënë, datë 27.02.2023, me rend dite: “Shqyrtimi i vendimit nr. 1, datë 23.01.2023 të Gjykatës Kushtetuese.”.

Gjithashtu, në mbështetje të nenit 70, pika 4 të Kushtetutës, nenit 119/1, pika 4 të Rregullores së Kuvendit dhe vendimit nr. 1/2023 të Gjykatës Kushtetuese, kërkojmë që në seancën plenare të datës 02.03.2023, të përfshihen në rendin e ditës: “1. Shqyrtimi i mocionit të 1/10 së deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhacka. 2. Dërgimi i çështjes për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën e deputetit të Znj. Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese”.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin.

DEPUTETËT
Enkelejd ALIBEAJ Gazment BARDHI Dhurata ÇUPI

Saimir KORRESHI Greta BARDELI

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Ulja e TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit, Malaj zbulon planin: Po shqyrtohet Bordi i Transparencës i përhershëm për kontrollin e çmimeve

11:31 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.