Një ditë pas protestës së opozitës, e cila u mbajt prej orës 18:00 deri rreth orës 22:00 të së shtunës, policia e shtetit ka bërë me dije se janë arrestuar 37 persona, ndërsa në gjendje të lirë janë proceduar 23 të tjerë, mes tyre edhe sekretari i përgjithshëm i PD dhe organizatori i protestës, Gazmend Bardhi.
Në Facebook kreu i qeverisë, Edi Rama, ka shpërndarë fjalimin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndërsa është shprehur se policia dhe një tjetër shembull dinjiteti në krye të detyrës, ndërsa dhunuesit sipas tij, dhanë një tjetër arsyer për t’u braktisur nga çdo qytetarë i denjë.
“Policia e Shtetit dha dje një tjetër shembull kuptimplotë dinjiteti në krye të detyrës, ndërsa dhunuesit e saj një tjetër arsye për t’u braktisur nga çdo qytetar i denjë i kësaj republike”, shkruan Edi Rama.
