Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Manastirliu: 11 të lënduar nga protesta e dhunshme e opozitës lënë spitalin

18:15 / April 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
manastirliu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaron se 11 personat e lënduar gjatë protestës së dhunshme të opozitës tashmë kanë dalë nga spitali dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo thotë se ekipet mjekësore ishin në gatishmëri për të trajtuar qyetarët dhe policët e lënduar nga protesta e dhunshme e opozitës.

“11 personat e lënduar gjatë protestës së dhunshme të opozitës kanë lënë spitalin në gjendje të stabilizuar. 
Gatishmëria e ekipeve tona mjekësore gjatë dhe pas protestës së opozitës, që precipitoi në mënyrën më të shëmtuar dhe të papërgjegjshme në dhunë ndaj forcave të rendit, ishte si çdo herë maksimale, duke trajtuar në kohë policët dhe qytetarët e lënduar.
Dëshpërimi i atyre, që të vetmen gjuhë që njohin kanë gjuhën e shashkave dhe të vetmen alternativë, dhunën ndaj institucioneve, shkaktoi lëndime fizike mbi pesë policë, të cilët u goditën në fytyrë dhe gjymtyrë. Fatmirësisht, pa pasoja të rënda për shëndetin e tyre.
Gjatë protestës së djeshme 11 persona janë transportuar me autoambulancat dhe ekipet e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, nga të cilët pesë punonjës policie dhe një protestues u trajtuan në spitalin universitar të Traumës nga lëndimet e marra për shkak të lëndëve plasëse. Ndërsa pesë qytetarë kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. 
Një falënderim për të gjithë ekipet e urgjencës mjekësore paraspitalore të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore dhe stafeve të urgjencave të QSUT dhe spitalit universitar të Traumës për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar”,
 shkruan Manastirliu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama:  S’mund të lejojmë që anëtarësimi në BE të banalizohet nga narrativa të gabuara

13:13 / July 10, 2026

Rama: Shoqëria nuk është bërë më negative, por më kërkuese, ka ardhur koha për një nivel tjetër të shërbimeve/Nga transporti, te menaxhimi i mbetjeve

12:22 / July 10, 2026

Rama prezanton “Rilindja Urbane 2.0”: 1.5 miliardë euro për transformimin e qyteteve shqiptare

12:04 / July 10, 2026

Lamallari apel qytetarëve: Zjarrvënia është krim, jo pakujdesi! Dënime deri në 15 vite burg

11:58 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.